Ne date 15 nentor, Ministria e Financave te Kosoves dhe Shoqata e Bankave te Kosoves ne bashkepunim me DASH, USAID dhe PFS, organizuan nje konference nje ditore me teme: “Tregu Rajonal i Kapitaleve per Europen Juglindore: Krijimi i Mundesive per Kompanite Kosovare”. Ne kete konference morren pjese perfaqesues te larte te botes se finances se Kosoves, Drejtues te Misionit USAID per Kosoven, si dhe drejtues te tjere nga Bursat e rajonit. Pergjate kesaj konference u diskutua per rendesine e tregut te kapitaleve si dhe hapat qe duhen ndermarre per nje mbeshtetje financiare te kompanive Kosovare ne tregun e kapitaleve. Paneli i diskutimit me perfaqesuesit nga Shqiperia, u perfaqesua nga Z.Crawford-Aksioner International, Znj.Enkela Idrizi-Nenkryetare e Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare si dhe Znj.Anila Fureraj-Drejtore e Pergjithshme e Burses se Tiranes sh.a.