Me date 17 tetor 2012, Bursa e Tiranes ne bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tirane, organizuan workshopin me perfaqesues te biznesit. Ne kete takim ishin te ftuar dhe perfaqesues te Burses se Stambollit dhe institucioneve te tjera te tregut te kapitaleve.
Aktiviteti u hap nga fjala e Znj. Anila Fureraj, Drejtore e Pergjithshme e Burses se Tiranes, e cila pershendeti pjesemarresit ne kete takim dhe me pas prezantoi Bursen e Tiranes, çfare Bursa i ofron komunitetit te biznesit, kriteret e listimit dhe menyra se si nje kompani mund te listohet ne Bursen e Tiranes.
Eksperte te tregut te kapitaleve ne Stamboll, bene nje prezantim te funksionimit te Burses se Stambollit, te gjithe elementet te cilet bashkepunojne per te realizuar te gjithe proceset ne tregun e kapitalit. U vazhdua me analizen mbi përfitimet qe sjell listimi ne Burse duke thelluar njohurite mbi kriteret e listimit, proceduren si dhe fushaten e marketingut qe ndërmerret per listimin e kompanive.
Takimi u mbyll me diskutimin me perfaqesuesit e biznesit, pyetjet e shumta dhe pergjigjet mbi tregun e kapitaleve, si dhe mbi rendesine e tregut te kapitalit.