Ne datat 20-21 shtator ne Sofie, Bullgari u organizua Asambleja e Pergjithshme e FEAS-it si dhe Mbledhja e Komitetit te Punes. Bursa e Tiranes si anetare me te drejta te plota ne Federaten Euro-Aziatike te Bursave ne keto vende u perfaqesua nga Drejtuesja e Institucionit, Znj Anila Fureraj.
Gjate këtij eventi u diskutua per ecurine e aktivitetit te FEAS gjate vitit 2012, analiza e punes se FEAS-it per vitin 2012, te ardhurat dhe shpenzimet, Draft-Plani i aktiviteteve per vitin 2013.
Po ashtu u diskutua dhe u përcaktuan objektivat dhe detyrat e FEAS-it per te ardhmen, analiza e veprimtarise se Komitetit te Punes dhe përcaktimi i projekteve prioritare te Task-Force.
Ne Asmblene e Pergjithshme u zhvilluan dhe zgjedhjet per Presidencen e FEAS-it, si dhe per anetaret e Grupit te Punes dhe Keshillit Ekzekutiv te Bursave dhe Anetarve Afiliate. Ne përfundim u vendos se ku do te zhvillohen mbledhjet e rradhes se Grupit te Punes dhe Asembleja e Pergjithshme e 19-te e FEAS.